Arrestohet farmacisti konspiracionist që sabotoi 500 vaksina koronavirusi në SHBA

06/01/2021 16:24

Një farmacist i punësuar në spitalin e Wisconsin në SHBA, besonte se injeksionet e vaksinave të Covid-19 mund të dëmtojnë ose ndryshojnë ADN-në e njerëzve prandaj sabotoi 500 dozat të cilat menaxhonte. Ai është arrestuar për atentat ndaj shëndetit publik dhe dëmtim të pronës private.

Historia e farmacistit nga Wisconsin që besonte se “fundi i botës është shumë afër”, sjell reflektime mbi pasojat psikologjike të pandemisë ndaj personave më të dobët.

46 vjeçari Steven Brandenburg, u arrestua dje për sabotimin e qëllimshëm të më shumë se 500 dozave të vaksinës së Covid-19 në spitalin e Wisconsin ku punonte.

Policia tha se burri ishte ndjekës i teorive të konspiracionit dhe besonte se vaksina e re ndryshon ose dëmton ADN e njeriut që e merr.

Policia thotë se ai kishte lënë qëllimisht jashtë frigoriferëve për 12 orë kutitë me dozat e vaksinave, dukë i bërë kështu të papërdorshme.

“Brandenburg ka pranuar se ka kryer qëllimisht veprimet, duke ditur se ato reduktojnë efektin e vaksinës”, tha policia.

Vaksinat e prodhuara nga grupi Moderna duhet të qëndrojnë të ngrira ose në frigorifer deri në përdorimin e tyre, edhe pse nuk kërkojnë temperatura prej -70 gradë si në rastin e vaksinës Pfizer.
Vaksinat e sabotuara që përmbanin 570 doza me një vlerë prej 8 000 deri në 12 mijë dollarë, u zbuluan më 26 dhjetor.

Pesë ditë pas arrestimit të Brandenburg policia ka sekuestruar dhe armët e tij, të cilat shpesh i merrte me vete në spital.

Gruaja me të cilën ai i arrestuari ka dy fëmijë i ka kërkuar divocin në verë. Ajo shton se i shoqi fliste për sulme kibernetike që qeveria ka kryer ndaj qytetarëve, ndërsa avokati i saj Brian Herro, thotë se farmacisti “kishte teori mbi Covid-19 dhe besonte se po vinte fundi i botës”.

FOTO GALERI
2/6
Farmacisti po gjykohej ne senace virtuale nga burgu

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA