U jepte fëmijëve ëmbëlsira prej mishit të viktimave/ Covid-19 vret në burg ‘gjyshen monstër’ në Rusi

05/01/2021 17:41

Një pensioniste ‘kanibale’ në Rusi e njohur ndryshe si “Gjyshja Monstër”, e cila u jepte fëmijëve ëmblësira të bëra nga mishi i viktimave të saj, ka vdekur nga Covid-19 para fundit të gjyqit, për një seri makabre vrasjesh.

81 vjeçarja Sofia Zhukova, ish-therrëse derrash e dalë në pension, akuzohet për masakrimin e shtatë-vjeçares Anastasia Alexeenko, koka e prerë e së cilës u gjet në 2005.

Ajo akuzohet gjithashtu për vrasjen dhe copëtimin e trupit të një 52-vjeçari pastrues rrugësh dhe një roje objekti në qytetin rus të Khabarovsk, si dhe për vrasjen e një mikeshe të saj 77 vjeçare.

Ndërkohë policia po heton të paktën katër vrasje të tjera që dyshohet se kanë lidhje me ish-kasapen.

Zhukova u infektua me Covid-19 gjatë qëndrimit në burg dhe vdiq më 29 dhjetor pasi ishte zhvendosur në spital, njoftuan sot autoritetet.

Në një prej seancave gjyqësore u tha se vrasësja kishte marrë peng një vajzë të vogël dhe e kishte mbajtur për tre javë në shtëpi.

Më pas fëmija u vra, një ditë para se koka e saj e prerë të gjendej pranë apartamentit të  Zhukovas.

Disa copa mishi njeriu ishin shpërndarë në zonën aty pranë, që ishin ngrënë nga qentë e rrugës.

Ndërkohë një telefonatë ishte bërë te nëna e Anastasia, Natalya, për ta siguruar se vajza e saj ishte ende gjallë.

Hetuesit thanë se telefonata u bë nga vrasësja, e cila më parë punonte në fabrikë salsiçesh ku therrte derra.

AND e vajzës së masakruar u zbulua në banjën e Zhukovas 14 vjet pas vrasjes.

Fqinjët e saj thonin se ajo i kthente viktimat në ushqim, dhe ua ofronte fëmijëve.

Banorja lokale Tatjana tha: “Ne na dukej e cuditshme që ajo, megjithse nuk ishte e sjellshme, gjente kohën për të gatuar për fëmijët e lagjes.

“Ato ishin gjithmonë ushqime mishi, nganjëherë ia ofronte edhe të rriturve. Një herë më ka dhënë mua dhe burrit një pjatë mishi me xhelatinë”.

Ndërsa pjesë të brendshme të trupit të rojes Vasily Shlyakhtich, një emigrant ukrainas qirazhi i saj, ishin gjetur në frigoriferin e gruas monstër në 2019, edhe pse ajo mohonte të ishte ‘kanibale’.

Në polici ajo ka dëshmuar: “E vrava rojen, por ai më kishte përdhunuar. Ç’mendoni se duhet të kisha bërë?”

“E copëtova me sepatë”.

Fëmijët e lagjes kishin gjetur një krah të prerë njeriu në koshat e plehrave, ndërsa pjesa tjetër e mbetjeve të tij ishin flakur në qese plastike.

Një zyrtar tha: “Organet e brendshme u gjetën në frigoriferin e saj, ajo i kishte flakur kockat”.

Por qentë kishin nuhatur gjakun dhe kishin shpërndarë pjesët trupore në të gjithë zonën.

Gjyqi i saj u shty vitin e kaluar pas mohimit të dëshmive të saj pas vrasjen e vajzës së vogël, dhe të gruas së moshuar, trupi i së cilës nuk është gjetur kurrë.

FOTO GALERI
3/7
Ajo akuzohej per te pakten kater vrasje ne apartamentin e saj ne nje qytet rus

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA