Duel me fishekzjarre/ Policia në ndjekje të të rinjve të zhveshur që ‘luftonin’ në rrugë natën e Vitit të Ri (video virale)

05/01/2021 15:29

Policia ruse tha se është në ndjekje të dy burrave që shihen në një video të zhveshur nga mesi i lart “duke luftuar” me fishekzjarre natën e vitit të ri.

Në ngjarjen e pazakontë, dy të rinjtë shihen në duelin e stilit ‘Harry Potter’ duke qëlluar njëri-tjetrin me fishekzjarre shumëngjyrëshe, të cilat shpërthejnë me tym e zhurmë dramatike rreth tyre.

Dyshja shihet që lëviz nga njëra anë te tjetra për t’iu shmangur shkëndijave. Ngjarja raportohet se ndodhi pak pas mesnatës së Vitit të Ri në qytezën Balashikha pranë Moskës.

Disa dhjetra spektatorë shihen që shijojnë spektaklin pranë një dyqani ushqimesh, duke brohoritur për dueluesit.

Publikuesi i pamjeve komentonte videon, që është bërë virale në rrjet: “Harry Potter vs Voldemort, sipas stilit të rajonit të Moskës”.

Policia vendase tha se po heton incidentin, i cili vjen në shkelje të rregullave të koronavirusit dhe mund të kishte shkaktuar zjarre.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel