Gjykata në Pakistan vendos se testi i ‘dy gishtave’ për viktimat e përdhunimit është anti-kushtetues

04/01/2021 20:21

Një gjykatëse në Pakistani ka vendosur se “testi i virgjërisë” që kryhet ndaj grave viktimave të përdhunimit, është anti-kushtetues, teksa ekzaminimet e kontestuara u përshkruan si “diskriminuese dhe çnjerëzore”.

Gjykata e lartë e krahinës së Lahore njoftoi sot se testi famëkeq “i dy gishtave” në Pakistan, nuk ka vlerë mjekësore apo ligjore.

“Ekzaminimi” që përdoret për hetimin e rasteve të përdhunimit daton prej kohëve të “Indisë Britanike” dhe kryhet duke futur dy gishta në vaginën e viktimës për të “përcaktuar” nëse ajo është apo jo “e mësuar me marrëdhënien seksuale”.

Megjithse nuk është ligjërish i kërkuar, testi primitiv është përdorur shpesh për procedurat kriminale në Pakistan.

Në vendimin e saj gjykatësja Ayesha Malik tha se ekzaminimi nuk ka bazë shkencore dhe se procedura depërtuese dhe turpëruese “ofendon dinjitetin personal të viktimave femra”.

Duke deklaruar praktikën anti-kushtetuese, ajo urdhëroi hartimin e rregullave të reja, bazuar në standardet ndërkombëtare të trajtimit të sulmeve seksuale.

Vendimi erdhi në përgjigje të një peticioni të depozituar prej marsit nga një grup aktivistesh të të drejtave të grave.

Zemërimi për rastet e shumta të përdhunimeve në vend ka nxitur Islamabad të kalojë disa reforma, siç ishte ajo e muajit të kaluar kur një ligj i ri caktoi krijimin e gjykatave speciale që procedojnë rastet e përdhunimit brenda katër muajve, dhe kastrimin kimik të përdhunuesve përsëritës.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2020/12/28/ligjet-e-reja-ne-pakistan-perdhunuesit-perserites-do-te-kastrohen-me-kimikate/

FOTO GALERI
2/3
Kabineti aprovoi masat pas një serie përdhunimesh të rënda që tërhoqën vëmendje dhe zemërim kombëtar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA