Bergamo, paditet këshilltarja e Legës: Kamionët me arkivolë në mars ishin ‘fake news’

04/01/2021 17:54

Giacomo Angeloni, drejtues i shërbimeve funerale të Bergamos në Itali, ka depozituar një padi te karabinierët kundër Eleonora Leoncini, këshilltare bashkiake e komunës së San Casciano, në Toskana, nga partia Lega, e Matteo Salvinit.

Zhvillimi vjen pasi gjatë një sesioni të këshillit bashkiak, duke iu referuar imazheve tronditëse të pranverës së shkuar kur ishte kulmi i pandemisë së Covid-19 në veri të Italisë, Leoncini tha se “çështja e kamionëve ushtarakë në Bergamo ishte një ‘fake news’, kjo dihet tashmë. Ishin foto të bëra në të kaluarën”.

Video e deklaratës së saj është postuar në llogarinë e Facebook të Partisë Demokratike me komentet: “Këshilltarja negacioniste legiste “.

“Këto janë fjalët e Eleonora Leoncini, kryetare e grupit të Legës në këshillin komunal të San Casciano gjatë një mbledhjeje online. Për këshilltaren legiste radha e kamionëve të vdekjes nuk ka ekzistuar kurrë, dhe kryetari i partisë së saj Matteo Salvini nuk ka asgjë për të thënë”, shkruante perfaqësuesi i PD per Firenze, Marco Recati.

Shtatëdhjetë kamionë të ushtrisë u përdorën në fund të marsit 2020 per te trasportuar arkivolët nga spitali kryesor i Bergamos drejt krematoriumeve të rajoneve të tjera, siç është raportuar, prej numrit të madh të viktimave të koronavirusit./LaRepubblica/

FOTO GALERI
11/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA