Jo të gjithë munden të shijojnë ngrohtësinë e familjes në ditët e festave.

Ndonjëherë edhe familja nuk është vend i sigurt. Ato kanë qenë 14 vjece kur kanë rënë pre e abuzimit, dikush në rrugë e dikush në familje. Tashmë jetojnë në një qendër të kujdesit për të miturit viktima të trafikimit dhe kanë krijuar familjen e tyre të vogël.

Kanë kaluar vështirësi të mëdha, të papërballueshme për shpatullat e tyre të vogla. Por tashmë duket se po u rikthehen shpresat dhe ëndrrat.

Megjithëse nuk ka qenë familja ideale, sërisht familja u mungon, por kanë forca për të ecur përpara, për të përballuar këtë fazë të vështirë, mebindjen se nesër do të krijojnë një familje të tyren të shëndetshme.

Top Channel