KORÇË – Ka ndërruar jetë aktori dhe regjisori i njohur Dhimitër Orkocka.

Orgocka ka qenë i shtruar në spital ditën e djeshme ndërkohë sot ka pësuar hemoragji cerebrale.

Dhimitër Orgocka ishte një aktor dhe një regjisor me karrierë të pasur në teatrin “A.Z. Çajupi” në Korçë.

Ai ka vënë në skenë 104 premiera në teatrin e Korçës, Fierit, Elbasanit, Prishtinës, Shkupit etj. Si aktor ai numëron 82 role të interpretuara në skenat e teatrove shqiptare. Orgocka mbante titullin “Mjeshtër i madh”.

Top Channel