“Më thuaj një dëshirë”/ Emisioni që plotëson dëshirat e fëmijëve nga 2 janari në Top Channel

01/01/2021 15:46

Një reality show që do t’u plotësojë dëshirat fëmijëve shqiptarë vjen në ekranin e Top Channel nga e shtuna e 2 janarit. Me Fjoralba Ponarin, ky format do të sjellë surpriza të pazakonta, përmes të cilave të vegjlit do të emocioniojnë të dashurit e zemrës…

“Formula e programit është fare e thjeshte: ne u kemi kerkuar femijeve të shprehin dëshirat dhe shume prej tyre do ti realizojme…

Kushti i vetëm është që dëshira mos të jetë për vete ata, por për dike tjetër, që mund te jetë mami, babi, gjyshja, halla, e deri tek fqinjët…”

“Më thuaj një dëshirë”, javë pas jave, do të sjellë për publikun jo vetëm emocione të forta dhe rrëfime prekëse, por edhe shumë argëtim e buzëqeshje…”

“Më në fund një program argëtues për ne. Na kishte lodhur shume covidi, maska, dhe jemi argëtuar shume neper shkolla kur xhiruam. Kemi qare me lotë po dhe kemi qeshur me lotë…”

“Që në episodin e parë dot të nisim me tre surpriza, njëra më e veçantë se tjetra… Do të jetë një program për të gjithë familjen. Ndaj, çdo të shtunë, në orën 16.00, të gjithë përpara ekranit të Top Channel!”

Top Channel