Festime me fishekzjarrë/ Në qytete spektaklet piroteknike zgjatën më pak

01/01/2021 14:19

Në të gjitha qytet e Shqipërisë ndërrimi i viteve u festua me fishek zjarre të hedhura e me sheshe të boshatisura.

Në Elbasan hedhja e fishekzjarrëve ka zgjatur 15 minuta për tja lënë vendin qetësisë e vijimit të festës në ambientet e shtëpive.

Durrësi qyteti i dytë më i  madh në vend e priti 2021 me pak fishekzjarrë, ndërkohë në tryezat familjare nuk kanë munguar dollitë për një vit të ri krejt ndryshe nga ai që lanë pas,  e me shpresën se ato  mijëra familje që humbët shtëpitë nga tërmeti 2021 ti gjej në banesa të reja.

Sheshi i flamurit në  Vlorë për pak minuta  ishte epiqendra e hedhjes së pak fishekzjarrëve për ti kujtuar vlonjatëve se edhe në qytetin e tyre mbërriti 2021.

Sic cdo vit Korca ishte zgjedhja e shumë qytetarëve nga e gjithë Shqipëria për të kaluar ndërrimin e viteve. Në qendër të qytetit nuk munguan fishekzjarrët, por mungesa e njerëzve në shesh ia zveshi bukurinë.

Shkodrën kryeqendrën e veriut të Shqipërisë ndërrimi i viteve e gjeti  në një atmosfere të zbehtë festive. Hedhja e fishekzjarrëve edhe këtë vit u bë nga bashkia e Shkodrës ndërsa në qytet lëvizjet ishin jo të pakëta edhe pas mesnatës. Disa bare dhe restorante sfiduan edhe masat antcovid dhe policinë e shtetit duke organizuar mbrëmje festive.

Në Lezhë ndryshe nga vitet e tjera ku fishekzjarrët hidheshin në sheshin Gjergj Kastrioti,  u hodhën nga kalaja e qytetit. Kjo u ka dhënë mundësi qytetarëve për ti parë lehtësisht nga  ballkonet e tyre.

Top Channel