Basha: Rama në SHBA për të blerë këpucë. Përgjigjet këshilltari i kryeministrit: Kur ti fle, Rama punon

01/01/2021 13:57

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas njoftimi të kryeministrit Rama ku tha se Shqipëria ka mundur të sigurojë 500 mijë vaksina.

Sipas Bashës, Rama shkoi në SHBA për të blerë këpucë, ndërsa shton se Serbia dhe Maqedonia kanë nisur ndërkohë vaksinimin.

“Si përherë Rama përpiqet t’i shesë dështimet si suksese. Shqipëria është vendi që jep ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët e saj. Rama premton të sjellë shumë pak vaksina, dhe shumë vonë krahasuar me vendet e tjera. Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë nisur ndërkohë vaksinimin, ndërsa Rama shkoi në Nju Jork për të blerë këpucë të reja! Ky i dështuar duhet të largohet nga qeverisja, që Shqipëria të ndryshojë e të shpresojë sërish”, shkruan Basha.

Kësaj deklarate të Bashës, i është përgjigjur, Drejtori i Komunikimi në Kryeministri, Endri Fuga, i është përgjigjur Lulzim Bashës pasi ky i fundit i konsideroi si dështim çështjen e sigurimit të vaksinës anti COVID për Shqipërinë.

“Zoti Lulzim kur ti fle Edi Rama vazhdon punon, kurse ti edhe kur punon fle! Maqedonia e Veriut, Mali Zi, Kosova s’kanë siguruar ende asgjë, ndërsa Serbia e nisi me vetëm 5 mijë doza! Fli zoti Lulzim dhe mos bëj politikë me shëndetin e me vaksinën në gjumë! #ShqipëriaBuzëqesh”, shkruan Fuga në Tëitter.

Top Channel