Forcat ajrore të SHBA kanë publikuar pamjet e një sulmi të frikshëm të simuluar të gjuajtësit F-15C Eagle, i cili shkatërron një objektiv ajror me raketën ajër-ajër Sidewinder, gjatë manovrave në brigjet e Britanisë.
Imazhet e rralla tregonin gjuajtësit superiorë duke realizuar objektivat e tyre, në kuadër të manovrave të skuadronit të 493-të amerikan, me bazë në Lakenheath të Anglisë.
Video tregon pamjet nga kabina e pilotit, teksa raketa nxehtësi-kërkuese Sidewinder lëshohet nga krahu i F-15C Eagle, dhe më pas ngjitet në ajër duke u përplasur në objektivin e saj duke shkatërruar.
Forcat ajrore shkruanin në koment: “Stërvitja ndihmon pilotët të fitojnë eksperiencë reale me raketat e udhëhequra prej rrezeve infra-të-kuqe”.
Top Channel