“Shkëndijat” e para në takimin 4-minutësh/ Sindi: Më paske lexuar si libër… Atdheu: Është e vështirë të të zbërthesh ty, por…

30/12/2020 18:54

Në fund të pjesës së parë të “Për’Puthen” u zhvillua takimi 4-mintuësh mes Sindit dhe Atdheut, ku u duk qartë që kanë lindur “shkëndijat” e para mes tyre.

Pjesë nga takimi 4 minutësh mes Sindit dhe Atdheut:

Atdheu: Pse më zgjodhe?

Sindi: Ti nuk e ke një ide?

Atdheu: Jo, në fakt më ngatërroi ajo zgjedhja jote që dole nga Mevlani te unë.

Sindi: Do një takim të dytë mes nesh.

Atdheu: Mendova se kështu e lamë te takimi parë, që do të ketë një të dytë.

Sindi: Ta them unë arsyen. Kërcimi që kemi pasur, do doja që të ishte dhe mami prezente në fakt. Mami ishte fansja numër nji e kërcimit tonë, doja ta vendosja Atdheun në atë pozicion sërish, por kur të ishte mami aty.

Atdheu: Do kisha dëshirë që ky takim të bëhej kur të ishte mami prezente, më pëlqen ajo që ndodhi dje mes teje dhe Melisës. Siç i thash Arjanit, Sindi do ndryshojë, e pash i pari që kur dola në takim.

Sindi: Më paske lexuar si libër, edhe pse më konsiderove si të vështirë.

Atdheu: Është e vështirë të të zbërthesh ty, por ndryshimet e para kanë ndodh me ty. Mesazhe pozitive kam pasur për ty. Kam pas krijuar një lloj antipatie, atë kohë kur u futa nuk përputheshim fare, akoma jemi, por ky ndryshim që ka ndodh e shoh si një gjë të mirë.

Sindi: Çfarë do i thoje Sindit të re?

Atdheu: Rri kështu siç je.

FOTO GALERI
5/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA