Ngërçi në negociatat me Iranin rrit sërish karburantet në SHBA, nafta dhe benzina kapin çmimet më të larta që prej vitit 2022
Shkencëtarët thonë se mund të kenë zbuluar arsyen përse stresi zbardh flokët e njerëzve, si dhe një mënyrë të mundshme për ta ndaluar këtë pa pasur nevojë për bojën e flokëve, në disa detaje që lexuesit mund t’i konsiderojnë ‘të rënda’.
Gjatë eksperimenteve në kaviet, qelizat embrionale që kontrollojnë ngjyrën e lëkurës dhe qimeve, rezultuan të dëmtuara pas stresit intensiv.
Në një zbulim rastësor të studiuesve, kaviet me pellush të errët u bënë krejtësisht të bardha brenda disa javëve.
Studiuesit amerikanë dhe brazilianë thanë se eksplorimi i kësaj mundësi ishte me vlerë prej mundësisë së krijimit të një mjekimi që parandalon humbjen e ngjyrës së qimeve.
Burrat dhe gratë humbasin ngjyrën e tyre të flokëve që prej mesit të të 30-ave të tyre, teksa një ide për kohën se kur ndodh kjo, mund të merret nga ndryshimi i ngjyrës së flokëve te prindërit.
Megjithse arsyet kryesore janë procesi natyral i plakjes dhe gjenetika, stresi gjithashtu luan një rol.
Shkenca ende nuk e di arsyen e saktë se përse stresi na bën të humbasim ngjyrën e flokëve por studiuesit e Universitetit të Sao Paulo dhe të Harvard, besojnë se efekti ka të bëjë me qelizat embrionale melanocite, të cilat prodhojnë melaninën dhe janë përgjegjëse për ngjyrën e lëkurës dhe qimeve.
Gjatë eksperimenteve me kaviet ata rastisën në provat.
“Ne e dimë me siguri se stresi është përgjegjës për ndryshimin specifik të ngjyrës së qimeve dhe të lëkurës, si dhe mënyrën sesi e bën këtë,” tha Prof Ya-Cieh Hsu, e Harvard, duke shtuar se dhimbjet e shkaktuara te kavjet sillnin prodhimin e adrenalinës dhe kortizonit, duke bërë që zemra e tyre të rrihte më shpejt, duke rritur presionin e gjakut dhe rrjedhimisht duke shkaktuar stres.
Ky proces përshpejton ezaurimin e qelizave embrionale që prodhojnë melaninën në rrënjët e flokëve.
“Stresi është i keq për trupin. Por ne zbuluam se efekti dëmtues është më i madh nga sa imagjinonim,” tha Prof Hsu.
“Vetëm pas disa ditësh, qelizat embrionale që gjenerojnë pigmentin ishin zhdukur, dhe kjo shkaktonte dëmin e përhershëm”./BBC/
Top Channel