Atdheu është një ndër djemtë që spikati në “PërPuthen” me pamjen e tij, një djalë mjaft simpatik. E ndonëse jo binjakë, Atdheu është kopja e vëllait të tij.

I pranishëm në  “Për’Puthen”, ajo që u vu re sapo vëllai i Atdheut hyri në studio, ishte ngjashmëria e tyre, e që u komentua edhe aty.

Sindi në takimin 4-minutësh me Atdheun e quan vëllain e tij “kunat”, por Butrinti mendon se mes tyre nuk ka një kimi të fortë, por kësaj gjëje nuk i dihet.

Në anën tjetër, Atdheu thotë se është thjesht fillimi mes tyre dhe dëshiron t’i jap asaj sigurinë me kalimin e kohës.

Pjesë nga biseda: 

Butrinti: Pasi më tha kunati… (qesh). Sindi është një vajzë e mirë dhe e sjellshme, edhe pse nuk kanë kimi, janë dy bota të ndryshme, por nuk i dihet.

Atdheu: Siç e tha dhe mami Sindit, nuk ka të bëjë as gjatësia as mosha, nuk i dihet.

Sindi: Varet si e sheh dikush, ajo kimia e fortë mes ne të dyve nuk ekziston,por janë disa gjëra që Atdheu i ka. Më pëlqen shumë që është i vendosur në gjërat që thotë, ose që atë që thotë e ka të sinqertë. Këto janë dy gjëra që unë ja vlerësoj shumë.

Atdheu: Është fillimi, nuk jam nga ata tipat që premtoj, se ka ik ajo kohë me premtime të kota. Do ja jap sigurinë. Është gocë inteligjente dhe pse jo.

FOTO GALERI
9/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA