15 viktima dhe 493 raste të reja me covid-19 në Maqedoni
30/12/2020 20:56
Maqedoni- Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 366 testime për Kovid dhe prej tyre 493 kanë rezultuar pozitivë me virusin.
Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 450 pacientë, ndërsa e kanë humbur betejën me virusin 15 pacientë. Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë janë kryer 827 94 testime dhe prej tyre 60 706 kanë rezultuar pozitivë, kurse viktimat deri më sot janë 2 488.
Për momenti aktivë me koronavirusin në vendin tonë janë 19 600.
Top Channel