Vazhdon diskutimi për 150 milion € që fondacioni “Mesa” pretendon se do ti marrë nga Zimbave, flasin ekspertët

29/12/2020 17:31

Ekspertët e ekonomisë e shohin të çuditshëm dhurimin e një shumë kaq të madhe dhe nuk përjashtojnë as dyshimin për një skemë piramidale.

Artan Rexhepi, ekspert kriminalistike, thotë se kjo sasi parash mund të jetë për krijimin e një shoqërie piramidale në Shqipëri. Rexhepi ngre disa pikëpyetje për rastin: “A ka marrëveshje paraprake me bankën e nivelit të dytë, ku fondacioni donte të depozitonte paratë? Pse te kjo bankë dhe jo te një tjetër, mendoj se një marrëveshje do të jetë bërë, qoftë me gojë ose me shkrim.”- duke ngritur akuza edhe për bankën.

Sipas tij, nuk përjashtohet mundësia që nëse do të kishte bërë një transaksion të tillë, banka do shkonte në gjyq ndërkombëtar dhe me shumë mundësi do të humbiste.

Spiro Brumbulli nga shoqata shqiptare e bankave sjell në “Shqipëria live” argumentë të tjerë: “Mund të jenë këto letra me vlera të tilla, edhe të vitit 1924, 1928.

Por Zimbabve është shumë larg, atje ka probleme me monedhën, letrat me vlerë janë nënvlerësuar shumë ndër vite. Ajo vlera që ka qenë shumë e madhe atëherë tani është e papërfillshme.

Letrat mund të jenë, por nuk dimë nëse  janë emetuar në tregun nderkombëtar apo lokal. Nëse janë lokale nuk mund të emetohen jashtë shtetit të Zimbabveve. Këto letrat i ofrohen agjentit përkatës jo bankave.

S’ka verifikim nëse ekzistojnë vërtet këto letra.

Nuk mund të na vijnë para në shuma të tiila”.

Për ekspertët, drejtoresha e bankës ka vepruar drejt duke e dërguar çështjen në prokurori, sepse banka e ka detyrim të dyshojë në transaksione që nuk janë të zakonshme.

Specialisti i ekonomisë, Zef Preçi, e sheh me shqetësim që një fondacion përfshihet në skema të tilla. Madje hedh akuza edhe për fondacione të tjera bamirësie dhe fetare në Shqipëri që përfshihen në skema ilegale, zotërojnë kompani që as nuk raportojnë fitimet. “Ka filluar të duket Shqipëria si parajsë fiskale për pastrim parash, gjysma e kompanive të naftës janë ‘ofshore’, nuk dihet kush i ka, fshehin fitimet, fshehin aksionerët dhe në thelb ndikojnë deri në demokracinë e vendit”.

Në 25 tetor 2017, Carla Sala ka deklaruar se është në pritje të 150 milionë eurove, kjo shumë duhet të transferohej me monedhën vendase të Zimbabeve dhe më tej do të konvertohej. Kjo shtetase madje paraqiti në bankë një deklaratë ku pohonte se shuma që do ti falej fondacionit  “Mesa” në Shqipëri buronte nga tregtia e gurëve të çmuar.

Dje në “Shqipëria Live” foli përfaqësuesi i fondacionit “Mesa” Shpëtim Mehmetaj, Shpëtim Mehmetaj, i cili tha se letrat me vlerë i ka marrë nga fondacioni “Carolina” dhe janë të shtetit të Zimbabeve.. Ai shtoi se bonot janë dorëzuar në bankë dhe presin që banka të gjejë ofertues për të blerë këto bono.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA