Pronari i kompanive SpaceX e Tesla, Elon Musk ka thënë se fundmi se ekonomia e kolonive të ardhshme njerëzore në planetin Mars me shumë gjasa do të ketë si bazë paratë e dixhitalizuara, ose ndryshe kripto-valutat.
Miliarderi i teknologjisë, i cili është gjithashtu bashkëthemelues i sistemit gjigand të pagesave online PayPal, që konsiderohet si një pararendës i Bitcoin, ka thënë se shpreson të dërgojë njerëzit e parë në Mars në 2024, me objektivin final, krijimin e një “qyteti të vetëmjaftueshëm, sa më shpejt në Planetin e kuq”.
Duke u përgjigjur në një debat në rrjetin Twitter, të hapur nga studiuesi i inteligjencës artificiale Lex Fridman, Musk tha se “ekonomia në Mars do të funksionojë me kripto”, duke sugjeruar se ai mund të krijojë një kripto-valutë të re.
Megjithse Musk mund të mos e ketë thënë seriozisht, projekti i tij i kripto-valutës Marscoin ekziston. Marscoin është financuar në 2014 dhe fillimisht pati popullaritet, para se të humbiste volumin në fund të 2017.
Projekti tjetër i kriptovalutës Dogecoin, është një gjithashtu nje mundësi për Musk, pasi është i preferuar dhe ka aspekte të njëjta decentralizimi me Bitcoin.
Themeluesi i grupit hapësinor SpaceX ka folur rregullisht për qëllimin e tij të jetës për të udhëtuar në Mars.
Madje ai ka thënë se në kolonitë njerëzore në Mars nuk do të njihet ligji ndërkombëtar, pasi do të ketë “parime vetë-qeverisjeje”.
Projekti thotë më tej se kolonitë e reja në Planetin e Kuq “do të njohin Marsin si një planet të lirë” dhe se “asnjë autoritet me bazë në tokë nuk do të ketë sovranitet mbi aktivitetin në Mars”.
“Kushtetuta” e Marsit shkruan më tej: “Konfliktet do të zgjidhen me anë të parimeve të vetë-qeverisjes, të caktuara me mirëbesim. Njerëzit do të votojnë për çështjet dhe mundësia e korrupsionit do të reduktohet nga një demokraci direkte dhe jo përfaqësuese”.
Top Channel