Seria e re e hitit me superheronj të 2017-ës, Wonder Women, ka dalë në kinematë amerikane duke u shoqëruar me një shitje të kënaqshme biletash.
Sipas Variety, debutimi i Wonder Women 1984, një film që ka kushtuar plot 16.7 milionë dollarë, ishte më i madhi në erën e koronavirusit. Filmi i Warner Bros u bë i vlefshëm për shërbimin streaming të HBO Max në të njëjtën ditë me daljen e tij në më shumë se 2 mijë kinema në SHBA dhe Kanada.
Shpërndarësi i tij tha se edhe se edhe në HBO Max shikuesit kishin qenë të shumtë. Sipas Warner Media, rreth gjysma e abonentëve në platformë e panë Wonder Women 1984, kur ai doli ditën e Krishtlindjes. Madje, orët totale që shikuesit kanë shpenzuar në platformën HBO Max, më 25 dhjetor, kanë qenë tre herë më të larta se të njëjtën ditë të muajit të shkuar.
Filmi i parë Wonder Women mblodhi më shumë se 100 milionë dollarë në kinematë në SHBA dhe Kanada kur ai doli për herë të parë në më shumë se 4 mijë teatro në qershor 2017. Seria e re, në fundjavën e debutimit mblodhi një fraksion të kësaj shifre rekord, por sidoqoftë, kapërceu të gjitha parashikimet.
Fitimet e tij në fundjavën e Krishtlindjes, ishin të krahasueshme me ato të fundjavës sebutuese të Tenet, i vetmi film i një studioje të madhe që ka dalë në kinema që nga marsi. Filmi i Christopher Nolan mblodhi 20.2 milionë dollarë në fundjavën e parë të shfaqjes në SHBA dhe Kanada, në shtator. Drejtuar nga Patty Jenkins, filmi sheh aktoren izraeliane Gal Gadot, që rikthehet në rolin e saj si superheroinë. Në një deklaratë të dielën, Warner Media tha se kishte vendosur të përshpejtonte punën edhe për një seri të tretë të filmit.
Top Channel