Gardiania arrestohet për abuzim seksual me të burgosurin gjatë aferës ilegale 1-vjecare (fotot)

28/12/2020 19:22

Autoritetet kanë akuzuar 42 vjeçaren Tasheena Majors për sulm seksual gjatë historisë seksuale 1-vjeçare me një të burgosur mashkull, ndaj të cilit ajo kishte pushtet si gardiane e burgut të Newark, SHBA.

Majors është akuzuar se ka kryer marrëdhënie intime ilegale me të burgosurin, i cili nuk ishte në kushtet për të dhënë miratimin e tij ndaj kërkesave të gardianes “së pushtetshme”.

Tasheena Majors akuzohet për sesione të shumta seksi ‘prapa hekurave’ të cilat konsiderohen në SHBA si akte kriminale pasi stafi i burgjeve janë po aq të përgjegjshëm për të burgosurit, sa dhe mësuesit me nxënësit.

Autoritetet në Newark nisën menjëherë hetimet pasi marrëdhënia u bë e njohur.

Zyrtarët thanë për mediat vendase se Majors përballet me akuza të sulmit seksual të gradës së dytë ndaj një të burgosuri, identiteti i të cilit nuk është bërë publik.

Prokuroria tha: “Mes nëntorit 2019 e dhjetorit 2020, Majors ka pasur një marrëdhënie seksuale me të burgosurin e institucionit Northern State Prison për të cilin ajo kishte pushtet dhe përgjegjësi disiplinore, prej statusit të saj si oficere e vjetër korrektimi”.

Majors si zyrtare e vjetër në Newark merrte një rrogë prej $79,576 në vit, që prej 2007.

Burgu i Northern State pranë aeroportit të Newark strehon 2,389 të burgosur në nivele te ndryshme sigurie.

 

FOTO GALERI
3/3
Tasheena Majors akuzohet për sesione të shumta seksi ‘prapa hekurave’ të cilat konsiderohen në SHBA si akte kriminale

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA