Dy trajtime të reja me antitrupa janë duke u eksperimentuar në Britani me shpresën se këto kurime do pengojnë sëmundjen e Covidit tek ata që janë ekspozuar përpara virusit.
Anti trupi i koduar AZD7442 është duke u prodhuar nga kompania farmaceutike Astrazenica dhe po provohet klinikisht nga spitalet universitare, universitetet më të mëdha në Britani dhe më të njohurit në botë, UCHL me qendër në Londër.
Sipas virologes së këtij spitali Dr Catherine Houlihanm ;’ ne jemi në dijeni se kombinimi i antitrupave mund të neutralizojë virusin dhe ne shpresojmë se përmes dhënies së këtij trajtimi përmes injektimit të arrijmë mbrojtjen e menjëhershme ndaj Covid te njerëzit që e kanë marrë virusin.
Astra Zenica siç dihet është kompania farmaceutike e cila bashkë me Universitetin e Oksfordit kanë prodhuar vaksinën më të lirë dhe me një dozë e cila ka filluar prodhimin e dozave dhe është në pritje të marrjes së miratimit nga enti rregulltaror britanik, miratim i cili mund të ndodh brenda ditësh.
Një tjetër trajtim është duke eksperimentuar për ata persona që nuk do përfitojnë dot nga vaksinimi dhe bëhet fjalë për ata pacientë që ka një sistem të kompromentuar imunitar, si të moshuarit të sëmuret me SIDA dhe sëmundjen e kancerit. Këto lajme vijnë në kohën kur Britania e kaloi numrin e 70 mijë të vdekurve nga Covidi dhe kur i tërë vendi është vendosur në nivelin më të lartë të masave shtrënguese.
Top Channel