Katër gra shtatzëna u zbuluan sot mes 20 emigrantëve të vdekur kur një barkë e tejmbushur u fundos në brigjet e Tunizisë.
Roja bregdetare zbuloi trupat në ujërat pranë qytetit të Sfax teksa kërkimet vazhdojnë për të mbijetuar, nga tragjedia e ditës së Krishtlindjeve.
Zyrtarët tunizianë konfirmuan se 19 nga 20 trupat e rekuperuar ishin gra, katër prej të cilave ishin shtatzënë.
Disa foto të vrazhda tregonin qeset e trupave të rreshtuara në port, teksa shkarkoheshin nga barkat e rojës bregdetare.
Katër të mbijetuar arritën të gjendeshin ndërsa kërkimet vazhdojnë për të paktën 13 të tjerë që mbeten të humbur.
Një zëdhënës i autoriteteve tha se barka mbante 37 nejrëz – tre tunizianë dhe të tjerët refugjatë nga Afrika nën-sahariane.
Mjeti ishte i tejmbushur dhe në gjendje të keqe teknike.
Autoritetet tuniziane kanë thënë se kanë interceptuar disa barka emigrantësh javët e fundit, vecanërisht mes qytezës Sfax dhe ishullit italian të Lampedusa.
Rreth 17,000 njerëz kanë mbërrritur në Itali dhe Maltë këtë vit me barka nga Libia e Tunizia, ndërsa të paktën 620 janë mbytur në detin Mesdhe vetëm në vitin 2020.
Top Channel