Van Dijk dhe Ramos, kundërshtarët më të fortë të tyre

25/12/2020 19:01

Kapiteni i Real Madridit Sergio Ramos dhe ylli i Liverpool, Virgil van Dijk kanë zbuluar dy kundërshtarët më të vështirë me të cilët janë përballur në karrierën e tyre.

Ylli i Liverpool-it zgjodhi Messin si lojtarin më të vështirë me të cilin ai është përballur në fushën e futbollit.

“Ka shumë sulmues të mirë dhe të vështirë me të cilët jam përballur, por Lionel Messi është në krye të asaj liste”, tha mbrojtësi holandez për “DAZN”.

Ndërkohë, Ramos është përballur kundër Messit për shumë sezone gjatë derbive të “El Clasico”. Sidoqoftë, spanjolli 34-vjeçar nuk e përmendi gjashtë herë fituesin e “Topit të Artë” në mesin e kundërshtarëve të tij më të fortë.

Ramos tregoi se kundërshtari i tij më i vështirë ishte legjenda e Brazilit Ronaldinho, të cilin ai e përshkroi si “praktikisht të pandalshëm në kulmin e karrierës së tij”.

“Ka pasur shumë. Ronaldinho ishte praktikisht i pandalshëm në ditën tij më të mirë si sulmues ose si organizator loje”, tha Ramos për “DAZN”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA