Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora  ka uruar të gjithë ndjekësve të saj festën e Krishtlindjes.

Këtë e ka bërë përmes disa fotografi të publikuara në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shfaqet mjaft bukur pranë një peme të Vitit të Ri.

Ajo dukej mjaft tërheqëse e veshur me një palë tuta të zeza dhe një kapele në kokë, teksa shkroi fjalët më të mira në përshkrimin e fotografisë, për ndjekësit e saj të besimit katolik.

 “Gëzuar Krishtlindjet, ju dërgoj dashuri dhe dritë…Të gjithë e meritojnë atë pak shtesë ekstra të dashurisë dhe magjisë së Krishtlindjes duke ju uruar të gjitha të mirat”, ka shkruar 30-vjeçarja në Instagram.

Rita ndodhet ende e bllokuar në Bullgari, për shkak se shteti bullgar anuloi fluturime drejt Mbretërisë së Bashkuar, pas marrjes së lajmit se një mutacion i ri vdekjeprurës i COVID-19 po përhapet.

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova ka shkuar në Bullgari për të xhiruar klipin e saj më të ri, i cili pritet të publikohet në janar të vitit 2021. Gjatë këtij viti që po e lëmë pas, Ora ka arritur të publikojë vetëm një këngë gjatë muajit mars, të titulluar “Hoë to be lonely”.

FOTO GALERI
3/10

Top Channel