23/11 21:01
Djali me të cilin Melisa do të dalë javën e parë të janarit do të jetë ai që më pak prisnim.
“E di që do të jetë e papritur, ndoshta do më refuzojë por do tentoj të dal me Elvisin”, thotë Melisa.
Në fakt, habia qëndron në faktin se Elvisi ka qenë djali i parë që Melisa ka “kryqëzuar” kur hyri në emision. Madje e quajti “jo burrëror” dhe se me të nuk do të dilte.
Ndërkohë, as Elvisi nuk i ka kursyer kritikat për Melisën, duke e konsideruar si “vajza që nuk e honeps dot”.
Melisa shprehet se ndryshoi mendje për Elvisin dhe dëshiron ta njohë.
“Nuk e mendoja se do e thoja këtë, por edhe unë pranoj dhe dua ta njoh Melisën”, përgjigjet Elvisi.
Top Channel