Krishtlindje në Vatikan/ Edhe Papa mban meshën për herë të pa shkuar mesnata

25/12/2020 01:11

Mesha e Krishlindjes u mbajt edhe në Vatikan para mesnatë për shkak të situatës së pandemisë në Itali. Papa Francesku tha se njerëzit duhet të ndjehen të detyruar të ndihmojnë nevojtarët, sepse vetë Jezusi lindi një i dëbuar i varfër.

Mesha u mbajt në një pjesë të pasme të Bazilikës së Shën Pjetrit me më pak se 100 pjesëmarrës dhe vetëm një numër të vogël të kardinalëve dhe peshkopëve.

Zakonisht mesha mbahet në seksionin kryesor të bazilikës dhe marrin pjesë deri në 10,000 njerëz, përfshirë trupat diplomatike që përfaqësojnë gati 200 vende.

Të gjithë, përveç Papës dhe korit të vogël, mbanin maska gjatë meshës, e cila filloi dy orë më herët se zakonisht, në mënyrë që edhe numri i kufizuar i njerëzve që morën pjesë, të mund të ktheheshin në shtëpi deri në orën 22:00, kur edhe fillon ora policore e vendosur si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Papa Françesku tha se Krishtlindja duhet të bëjë që të gjithë të reflektojnë. “Zoti erdhi mes nesh në varfëri dhe nevojë, për të na thënë se duke u shërbyer të varfërve, në do të tregojmë dashurinë tonë për të”, tha Papa 84-vjeçar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA