E moshuara copëtohet në shtëpi nga qentë, e bija i kërkon autoriteteve: “Dua t’i mbaj unë”

25/12/2020 19:04

“Dua të më ktheni qentë e mi”. Kështu ka deklaruar 48 vjeçarja Simona Spataro, megjithse pesë qentë e saj sulmuan për vdekje të ëmën, Mariangela Zaffino, 74 vjeçe. Kjo e fundit u gjet e masakruar në dyshemenë e apartamentit në Grugliasco në rajonin Torinese, ku jetonin dy gratë.

Mjekësi ligjore përcaktoi se e moshuara kishte vdekur nga plagët e kafshimeve ndërsa po hetohet për të përcaktuar nëse në sulmin vrastar kanë marrë pjesë të gjithë qentë e racës së njohur në Itali si, ujk çekosllovak.

Autoritetet kanë sekuestruar qentë dhe kanë ndarë dy më të rriturit dhe tre këlyshët. Por megjithë agresivitetin e tyre Simona Spataro ka kërkuar rikthimin e tyre në kujdestarinë e saj, duke thënë se vetëm ajo arrin t’i komandojë.

Kjo racë qensh konsiderohet e rrezikshme në Itali dhe autoritetet po punojnë ashpërsimin e çertifikimit të lejeve të mbajtjes.

Simona Spataro jetonte me të ëmën dhe pesë qentë në apartametin relativisht të vogël në Grugliasco, dhe autoritetet po punojnë pë të zbuluar nëse ka pasur sinjalizime të sjelljes së dhunshme apo nëse atyre nuk u është vënë veshi nga e zonja.

Qentë “ujk çekosllovak” janë një racë hibride e lindur nga çiftëzimi i qenve me ujkun. Kjo bëhej nga gjuetarët cekë, të cilët më pas lironin në pyll femrat.

Krijimi kësaj race u kthye në një biznes teksa një ekzemplar shitet rreth 2500 euro në Itali.

Simona Spataro kishte vlerë fillimisht dy meshkuj të rritur, të cilët i kishte çiftuar me një racë të ngjashme dhe ishte marrë më pas tre këlyshë, nga shtatë ekzemplarët.

FOTO GALERI
3/5
Autoritetet po hetojne për të përcaktuar nëse në sulmin vrastar kanë marrë pjesë të gjithë qentë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA