Reagime ironike në Kuvajt/ Komisioni parlamentar i Grave drejtohet vetëm nga burra

24/12/2020 21:19

Organi i ri është kritikuar gjerësisht online, duke bërë që të vihet përsëri në vëmendje pozita e Kuvajtit mbi barazinë gjinore.

“Komisioni i Grave” i sapo emëruar në Kuvajt është bërë objekt talljesh dhe ironie online që prej formimit të tij të mërkurën, pasi është i përbërë nga tre burra.

Ministria e informacionit të vendit dha lajmin se enti i ri përbëhet nga Saleh Theyab al-Mutairi, Osama Ahmad al-Munaëer e Osama Essa al-Shaheen.

Por përdoruesit e mediave sociale nuk e pritën mirë zhvillimin.

“Ju priftë e mbara zonja! Tre burra do të drejtojnë Komisionin e Grave në parlamentin e Kuvajtit”, shkruante me ironi një përdorues.

Disa komente të tjera ishin:

“Më mirë të ishte quajtur Komisioni i Përjashtimit të Grave”

“Askush nuk i ndihmon dot gratë përveç vetes së tyre. Për fat të keq do të jenë gjithnjë viktima të një shoqërie të dominuar nga meshkujt”.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA