Të ftuarit treguan disa prej kartolinave që i kanë ruajtur me fanatizëm ndër vite.

Zamira Kita solli për publikun disa prej tyre: kartolina me pamje të qyteteve ose të personazheve të preferuar, poezi të shkurtra dhe zgjedh të lexojë një urim të vajzës të saj, e cila i shkruan: “Të dua shumë mami Zamira”.

Ndërkohë Nard Ndoka thotë se ka qenë mjaft i përkushtuar me kartolinat. “Nuk përdorja shkrime shabllonë, i drejtohesha shoqeve me dedikime të veçanta”.

Ai zgjodhi që kartolinën në emision t’ia shkruante mikut të tij Gjon Markut, ish-kryetarit të Vaut të Dejës.

Gjon, gëzuar Krishtlindjen, më mirë 2021-shi për ty dhe familjen!”- shkruan ai.

Ndoka tregon se Gjoni koleksionon kartolina prej shumë vitesh. Për këtë arsye, aktorja Zamira Kita vendos ti dhurojë mikut të Ndokës 3 kartolina shumë të vjetra, njëra prej të cilave e 1900-ës me pamjen e Tiranës.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel