Po planifikonin sulme gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, autoritetet turke arrestojnë 117 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik pas bastisjeve në Stamboll
Tre policë heronj janë qëlluar për vdekje dje në Francë teksa tentonin të mbronin një grua nga bashkëshorti i saj i armatosur, i cili i kishte vënë zjarrin shtëpisë.
Oficerët u thirrën në një adresë të një fshati të qetë francez, ku gjetën gruan e shtëpisë që ulërinte për ndihmë në çati, ndërsa u qëlluan për vdekje nga bashkëshorti i saj që i kishte vënë zjarrin baneses.
Dy oficerë erdhën fillimisht në komunitetin relativisht të izoluar të Saint-Just, pranë Lionit, në rajonin qendror Puy-de-Dôme rreth orës 2.30 të mëngjesit.
Gruaja kishte thirrur për ndihmë pasi bashkëshorti e kishte sulmuar dhe e mbante peng, tha një zëdhënës i xhandarmërisë franceze.
Sulmuesi 48-vjeçar – siç raportohet ish-ushtarak, hapi zjarr ndaj dy oficerëve duke vrarë në vend 21 vjeçarin Arno Mavel.
Ai më pas i kishte vënë zjarrin shtëpisë ndërsa gruaja e tij arriti të ngjitej në çati për t’i shpëtuar atij dhe flakëve.
Dy oficerë të tjerë policie, 45 vjeçari Cyrille Morel, dhe 37-vjeçari Rémi Dupuis u përpoqën të arrinin te kolegu i tyre i plagosur. Por dhe ata u qëlluan për vdekje nga sulmuesi dhe një tjeter oficer u plagos në këmbë.
Lejtnant Morel ishte baba i dy fëmijëve dhe diplomuar në shkollën kombëtare të xhandarmërisë, raporton rrjeti La Montagne.
Agjencia Europe1 tha se vrasësi kishte një automatik standard ‘Famas’ të ushtrisë franceze, dy pistoleta, jelek anti-plumb dhe mjete ushtarake shikimi në errësirë.
Sulmuesi ishte praktikues sportiv i armëve, dhe një prej tyre ishte e paregjistruar.
Burri ishte mbyllur në shtëpi për të bërë rezistencë të armatosur, thanë prokurorët, dhe më pas doli nga shtëpia, duke u ndjekur nga autoritetet.
Gruaja e tij, e cila ishte në betejë ligjore me të për kujdestarinë e fëmijëve, arriti të largohej nga shtëpia për të shpëtuar.
Rreth 300 oficerë me qen dhe helikopterë iu bashkuan gjuetisë së maniakut vrasës.
Postblloqe të shumta u ngritën në të gjithë rajonin, para se i dyshuari të gjendej i vdekur rreth orës 9 të mëngjesit, informoi ministri i brendshëm Gerald Darmanin.
Sot homazhet për tre oficerët që humbën jetën në detyrë u udhëhoqën nga presidenti Emmanuel Macron.
“Kombi i bashkohet dhimbjes së familjeve të oficerëve, që vdiqën për të na mbrojtur. Ata janë heronjtë tanë,” tha ai.
Një zëdhënës i prokurorisë së Clermont-Ferrand tha se trupi i vrasësit ishte gjetur në makinën e tij në një “vetëvrasje të dyshuar”.
Agjencia Europe1 tha se vrasësi kishte një biznes punimesh druri në Saint-Just por prej verës nuk kishte punuar, sipas gruas së tij.
Gruaja që u strehua në cati ishte bashkëshortja e tij e dytë. Ai njihej nga autoritetet prej ankesave se nuk kishte paguar rregullisht pensionin e fëmijëve me gruan e parë.
Top Channel