Lajmi se 12 shqiptarë, përfshirë dhe djalin e Zef Palit u arratisën nga Shqipëria në vitin 1988 bëri shumë bujë. Sot ai rrëfen se ka plane për në Shqipëri dhe më vonë mund të hapë një galeri me krijimet e tij.

Djali i autorit të tekstit “Luleborë” rrëfeu në një lidhje direkte nga Amerika për “Shqipëria live” se ngjarjen e vitit 1988 e kujton gjithmonë dhe e mban mend shumë mirë. “Ishim të përgatitur për çdo gjë, ishim të armatosur,kishim bomba në trup por fatmirësisht nuk ndodhi ndonjë tragjedi”.

Më parë ai ka sjellë disa nga krijimet e tij në një ekspozitë në Shqipëri dhe shprehet se do të vazhdojë të lëvizë mes Shqipërisë dhe SHBA-ve për të treguar veprat që realizon.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA