25/11 16:24
Ditën e sotme në Për’Puthen është dhënë një deklaratë e fortë nga një prej vajzave.
Tea deklaron se që sot është në emision vetëm për të njohur Andin. Pasi realizuan një takim të këndshëm katër minutësh në studio, Tea vendos se është vetëm për Andin aty.
Në takimin e shkurtër në studio, Andi i thotë Teas se është bërë temë në familjen e tij dhe e vlerësojnë shumë, ndërsa Tea thotë se tashmë ngelet t’i mbushin mendjen gjyshit të saj.
Pas kësaj, Elvisi shprehet se tërhiqet direkt dhe respekton vendimin e Teas, pavarësisht se i vjen keq, sepse mbi të gjitha është kohë e investuar me Tean.
Top Channel