Biseda e fundit-fotot/ 6 vjecarja qan mbi trupin e nënës stiliste pasi babai vret atë dhe veten

23/12/2020 18:49

Një vajzë gjashtë-vjeçare kishte mbetur duke qarë mbi trupin e vdekur të nënës së saj, pasi babai e qëlloi atë dhe më pas ktheu armën nga vetja.

Ngjarja e rëndë në Rusi ndodhi kur nëna e saj 37 vjeçarja Tatyana Timofeeva, modele dhe stiliste, thirri policinë për disa mesazhe “të papërshtatshme seksuale” që babai 40-vjeçar Vyacheslav Timofeev, i kishte dërguar vajzës së tyre.

Çifti ishin ndarë në shkurt, dhe të njohurit thonë se Vyacheslav, i cili ishte drejtor i një klubi futbolli për fëmjë, ishte bërë i dhunshëm pasi Tatyana refuzonte të ringjallte martesën e tyre.

Disa minuta para ngjarjes, Tatyana kishte regjistruar bisedën e fundit me ish-burrin, dhe në pamje ai shihet duke mbajtur në dorë armën me të cilën e vrau.

Vajza e vogël, e quajtur Maria, po luante në një rrëshkitëse dëbore aty pranë.

Vyacheslav i thotë Tatianas: “Nuk do të largohesh e gjallë nga këtu.”

Kur ai pretendoi se kishte një granatë, gruaja thotë: “Mos je i çmendur Slava (Vyacheslav)?”

Ai përgjigjet: “Kjo do të vijë prej krenarisë tonë … fëmija jonë do të shkojë në jetimore. A ja vlen kjo?”

Taniana përgjigjet: “Përse thua që Maria do të shkojë në jetimore, çfarë do të thuash?

“Dua vetëm që vajza ime të jetë mirë.”

Tatiana më pas nis të largohet, dhe Vyacheslav e qëllon me plumb prapa koke, në pamjet e dëshmuara plotësisht nga vajza e tyre, tha rrejti vendas Kstati, duke cituar organet policore.

Vyacheslav më pas vret veten.

Duke folur pas tragjedisë, nëna e Tatianas, Naina Birina, tha: “Pallto e Marias ishte e mbuluar në gjak. Të gjitha këto ndodhën para syve të saj. Ajo ishte shtrirë mbi trupin e nënës, duke qarë”.

Vajza është dërguar për kujdesje në jetimore dhe po merr ndihmë psikologjike.

Policia e Nizhny Novgorod konfirmuan se po hetonin mesazhet e papërshtatshme të dërguara për vajzën e vogël.

Një mesazh në faqen e një dyqani rrobash në pronësi të Tatianas shkruhej: “Jeta e Tatyana Timofeeva mbaroi më 18 dhjetor 2020.”

“Një grua e bukur, stiliste e talentuar, fotografe, modele dhe një nënë e dashur e e sinqertë”.

“Ajo dinte të krijojne bukurinë rreth saj, shihte të mirën te të gjithë dhe bënte gjithçka me dashuri. Koleksioni i saj i Vitit të Ri do të jetë krijimi i fundit”.

Nëna e Tatiana tashmë shpreson që të marrë kujdestarinë e bijës Maria.

FOTO GALERI
2/9
Çifti ishin ndarë në shkurt, dhe të njohurit thonë se Vyacheslav ishte bërë i dhunshëm pasi Tatyana refuzonte të ringjallte martesën

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA