Këngëtarja dhe aktorja me famë botërore, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez kanë vendosur të mos shkojnë drejt altarit, pasi dasma u anulua për shkak të pandemisë.

JLo foli për planet e së ardhmes gjatë një interviste në emisionin SiriusXM të Andy Cohen, ku u shpreh se kanë menduar të mos organizojnë një ceremoni.

“Kemi folur për këtë gjë patjetër. Ishte vërtetë e trishtë, sepse ne supozonim që të martoheshim në qershor dhe ksihim planifikuar gjithçka. Kështu që në mars ose prill po shikonim dhe thamë ‘ndoshta kjo nuk do të ndodhë’. Më pas ne anuluam gjithçka, sepse Italia ishte vendi më i prekur në botë”, tha Jennifer.

Lopez dhe Rodriguez pritej të martoheshin në muajin qershor në një ceremoni madhështore në Itali. Këngëtarja tha se mbase martesa mund të vijë më vonë, por nuk e dinë ende këtë gjë.

“Ishte me të vërtetë e trishtueshme sepse ne supozoheshim të martoheshim në Qershor dhe i kishim planifikuar të gjitha. Kjo ndoshta nuk do të ndodhë. Italia është vendi me situatën më të keqe në botë. Dhe ne do të martoheshim në Itali.”, tha Lopez

FOTO GALERI
1/2

Top Channel