Sot në kryeqytetin e Rusisë, Moskën ka kryer vetëvrasje, zëvendësshefi i një prej departamenteve të Shërbimit të Sigurisë Federale (FSO), që njihet si shërbimi që ruan presidentin rus, Vladimir Putin.

Kjo është vetëvrasja e dytë brenda muajit në FSO, çka sjell edhe më tepër dyshimet, kur dihet që në këtë njësi pranohen personat më të përgatitur.

Sipas medieve ruse, trupi i nënkolonelit u gjet në rrugën Tsandera në Moskë. Në fund të nëntorit, oficeri Mikhail Zakharov qëlloi veten me armë zjarri gjatë shërbimit të tij.

Kolegët e Zakharovit e lidhën vetëvrasjen e tij me kushtet e këqija të punës, rritjen e orarit të punës dhe indiferencën e Gardës ndaj të punonjësve.

Gjithashtu raportohet se, kohëve të fundit FSO e ka ndërprerë daljen në pension të parakohshme, edhe pse punonjësit kishin grumbulluar mjaftë orë shtesë, pra duke anuluar të gjitha këto.

FSO është një agjenci qeveritare ruse e ngarkuar me mbrojtjen e zyrtarëve të rangut të lartë duke përfshirë presidentin Putin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA