SHBA/ Protestues të armatosur anti-kufizime përplasen me skuadrat policore në bashkinë e Oregon (video)

22/12/2020 16:34

Skena tensionesh të ashpra u panë dje në bashkinë e Oregon në SHBA teksa protestues të armatosur pro-Trump tentuan të hyjnë me forcë në institucionin drejtues.

Por ata u pritën nga policë me veshje të rënda të cilët përdorën armatime jo-fatale si gaz-lotsjellës e spraj djegë, për shpërndarjen e turmave të pakontrolluara.

Anëtarë të organizatave të djathta civile si ‘Proud Boys’ e ‘Patriot Prayer’, të njohura më parë si mbështetës të presidentit Trump, u mblodhën në Salem, Oregon, për të protestuar kundër kufizimeve të koronavirusit. Shumë nga protestuesit mbanin flamurë në mbështetje të President Donald Trump, ndërsa disa prej tyre kishin me vete pushkë me grykë të gjata, dhe njëra mbante një cfurk me një flamur amerikan të lidhur në majë.

Ligjbërësit lokalë ishin ndërkohë duke mbajtur një sesion emergjence në lidhje me pandeminë, ku përfshiheshin masa si subvencione për pronarët e shtëpive dhe qiraxhinjtë, shpërndarjen e vaksinës dhe përpjekjet kundër zjarreve që goditën këtë shtet në fillim të vitit.

Protestuesit bënë thirrje për heqje të masave të koronavirusit, duke thënë se kanë dëmtuar punën e tyre dhe arsimin e fëmijëve. Ata bënë gjithashtu thirrje për arrestimin e guvernatores Kate Brown.

Tensionet u rritën kur një grua tentoi të hynte në ndërtesë me anë të një dritareje, teksa trupat e sigurisë e ndaluan, raporton Daily Beast. Në këtë moment turma, nje pjese e te cileve te armatosur reagoi ndaj oficerëve me veshje të rënda duke i detyruar të sprapsen.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel