Horror nga bota e egër/ Krokodili i fshehur në pritë, masakron gepardin që erdhi të pinte (video dramatike)

22/12/2020 16:55

Pamje dramatike janë shpërndarë së fundmi të një episodi kur një krokodil më shumë se 4 metra i gjatë i fshehur në ujë, zë në pritë një gepard që erdhi të pinte në pellgun e ujit.

Gepardi i etur erdhi në anë të pellgut për të pirë, pa e pasur idenë se krokodili po e ruante pak më larg, duke pritur të sulmonte.

Në një sulm super-të shpejtë zvarraniku i uritur kërcen jashtë dhe kap gepardin fatkeq në nofullat e tij para se ta tërheqë drejt vdekjes në ujë.

Pamjet e rralla u morën nga guida turistike e botës së egër Busani Mtshali, në provincën KëaZulu-Natal në Afrikën e Jugut.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel