29 vjeçarja vdes nga infeksioni i tmerrshëm pas 4 keqdiagnostikimeve nga doktorët (fotot)

22/12/2020 19:02

Një vajzë e re e talentuar ka vdekur pas infektimit të një cisti në këmbën e saj, prej të cilit besohet se krijoi një pneumoni që disa herë nuk i diagnostikua prej mjekëve.

29 vjeçarja tragjike Natasha Forry, vdiq dhjetë ditë pasi shkoi fillimisht në spital me një cist të infektuar, dhe tre herë u kthye në shtëpi nga doktorët të cilët i dhanë vetëm qetësues për dhimbjet e saj të rënda.

Baristja e shëndetshme nga Vancouver, Kanada, ngushëllonte nënën e saj me fjalët “mos qaj mama” në telefonatat e saj, një ditë para se të vdiste.

“Natasha ishte një vajzë e mrekullueshme, fëmija im i vetëm, ajo kishte një të ardhme përpara. Si mund të vdesë kështu një 29-vjeçare?” pyet nëna e saj Ann Forry, në një intervistë me mediat.

Natasha shkoi në spital me puçrën e enjtur që duhej tharë, dhe u kthye në shtëpi me qetësuesit që i dhanë doktorët.

Por një javë më vonë në 9 tetor, dhimbjet u rikthyen dhe u përhapën në bark. Mjekët lokalë e dërguan atë në repartin e emergjencës në spitalin Lions Gate në Vancouver, e dyshuar për apendisit.

Pas disa testeve vajzës iu tha se kishte vetëm gjëndra limfatike të enjtura dhe u dërgua në shtëpi me të tjerë qetësues, thotë nëna e saj e pikëlluar.

Por Natasha ishte në agoni edhe ditën tjetër, shkruan e ëma Ann.

“Më këputej zemra që e shihja në aq shumë dhimbje, por e dija që nuk mund të bëja asgjë për ta ndihmuar. Besoja se spitali ishte vendi më i mirë për kujdesjet mjekësore”.

“Mëngjesin e të dielës më 11 tetor, Natasha më telefonoi duke thënë se nuk merrte dot frymë. Unë i thashë të thërriste menjëherë shërbimet e emergjencës. Pak më vonë më tha se ishte në spital. Mendova se do të bëhej më mirë. Unë nisa të qaja dhe ajo m’u përgjigj: ‘Mos qaj mama’. Këto ishin fjalët e fundit që vajza ime më tha”.

Natasha ishte vendosur më pas në kujdes intensiv me frymëmarrje të asistuar, dhe iu bë dializë veshkash.

Ajo rezultoi negative për Covid-19 por një ditë më vonë doktorët i telefonuan Ann të vinte në spital, ku mësoi se e bija kishte vdekur.

Autopsia e vajzës tregonte se kishte vdekur nga pneumonia e shkaktuar nga stafilokoku. Aty nuk thuhej se infeksioni ishte si rezultat i cistit, por ishte një nga mundësitë.

FOTO GALERI
2/3
Tre herë ajo u kthye në shtëpi nga doktorët të cilët i dhanë vetëm qetësues për dhimbjet

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA