Shqiptari i ekzekutuar në Spanjë/ Ende ngjarja pa autor, viktima me precedentë penalë

21/12/2020 13:21

Ende nuk ka asnjë të dhënë për autorin, apo autorët e ekzekutimit mafioz në Spanjë të shqiptarit me identitetin Brandon Bregu nga Lushnja.

Ai u qëllua për vdekje, teksa ishte duke darkuar me partneren e tij, ndërsa policia spanjolle ende nuk ka detaje, por sipas burimeve të medias vendase, po hetohet më së shumti për persona nga vendi i origjinës së viktimës.

42-vjeçari shqiptar u qëllua për vdekje në tarracën e një lokali të njohur të quajtur “The Orange Tree”, në sy të të dashurës nga një person i armatosur dhe me maskë i cili u largua nga vendi i ngjarjes menjëherë.

Shtypi lokal e ka përshkruar partneren e tij, i cila ishte ulur me të në tarracën e lokalit kur u sulmua, si britanike. Viktima ishte i njohur për policinë pasi ka qenë i arrestuar për trafik droge dhe armësh, dhe prandaj vrasja po hetohet si një hakmarrje e lidhur me trafikun e drogës.

Një zëdhënës i Gardës Civile, i cili po heton vrasjen, tha se kishte “pak dëshmitarë”. Viktima u shpall i vdekur pak para mesnatës së të premtes pas përpjekjeve të dështuara nga një kamerier nga një lokal aty pranë dhe mjekut të urgjencës për të shpëtuar jetën e tij. Thuhet se ai është qëlluar të paktën pesë herë nga një distancë e afërt.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA