Pakistani i kthen $1mld Arabisë Saudite, afrohet te Kina për asistencë në hua

21/12/2020 21:19

Pakistani tha se ka shlyer më shumë se 1 miliardë dollarë te Arabia Suadite, si pjesë e pagesës së dytë të huasë së butë prej $3.3 miliardë nga mbretëria arabe, ndërsa Islamabadi është në hall për para dhe po afrohet te Kina për një hua komerciale me qëllim shlyerjen e pjesës tjetër.

Pakistani raportohet se i ktheu 1 miliardë dollarë Riadit si instalim i pagesës së parë të huasë, ndësa tani po drejtohet nga Kina për të zbutur presionin për pagesën e tretë e finale, që duhet të jepet muajin që vjen.

Arabia Saudite historikisht nuk i kishte kërkuar Pakistanit të paguante borxhet e tij por kjo politikë duket se ndryshoi në fillim të vitit kur Riadi i kujtoi Islamabadit pagesat për huanë $3.3 miliardë.

Ndryshimi i politikës erdhi kur ministri i jashtëm i Pakistanit, Shah Mahmood Qureshi kritikoi Arabinë Saudite pasi nuk dënoi një fushatë të supozuar shtypjeje te Indise në Kashmir, rajoni i veçuar musliman në Himalaje, që ndahet mes Indisë e Pakistanit.

India udhëheq pjesën me popullatë më të madhe në Kashmir përfshi rajonin hindu Jammu, kurse Pakistani kontrollon një copë territori në perëndim.

Të dyja vendet kanë pretendime për të gjithë Kashmirin dhe kanë bërë tre luftëra për territorin, i cili është ndarë mes tyre në 1947.

Pakistani zotëron $13.3 miliardë në valutë të huaj në bankën qendrore por ka pasur probleme në zbardhjen e këstit të ardhshëm saudit, prandaj raportohet se ka kërkuar ndihmë nga Kina.

Mediat citonin një zyrtar bankar të Pakistanit që fliste për nisjen e bisedimeve me bankat kineze, duke përfshirë dhe një opsion për këmbim borxhesh.

“Kemi dërguar $1 miliardë për Arabinë Saudite,” tha ai duke shtuar se Pakistani do të paguajë një tjetër miliardë në janar.

FOTO GALERI
2/3
Ndryshimi i politikës erdhi kur minsitri i jashtëm i Pakistanit, Shah Mahmood Qureshi kritikoi Arabinë Saudite

Top Channel