Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se pas sulmeve kibernetike ndaj shumë institucioneve të vendit mund të fshihet Kina.
Në një postim nga llogaria në Twitter, Trump vuri në dukje se ndaj tij është bërë një informim i plotë rreth sulmeve kibernetike të kryera ndaj institucioneve zyrtare.
“Sulmi kibernetik është në të vërtetë shumë më i madh se në median e lajmeve të rreme”, tha Trump.
Duke vënë në dukje se çdo gjë është nën kontroll, Trump tha: “Rusia, Rusia, Rusia. Ky është tregimi kryesor kur ndodh ndonjë gjë, sepse mediat kryesore në shumicën e rasteve për arsye financiare (mundet) kanë frikë të diskutojnë mundësinë se mund të jetë Kina (pas sulmeve)”.
Pasi vuri në dukje se makineritë e çuditshme të votimit mund të jenë vendosur në objektiv gjatë zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, Trump pretendon se “kjo situatë (zgjedhjet) janë bërë një situatë turpi të shëmtuar edhe më shumë për SHBA-të dhe në mënyrë të qartë tregon se unë kam fituar”.
Postimi i Trump-it në Twitter u vlerësua se bie në kundërshtim me deklaratat e nivelit të lartë në kabinetin e tij lidhur me sulmin kibernetik.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në një deklaratë në një program radioje mbrëmjen e së premtes bëri të ditur se mund të shprehin në mënyrë “mjaft të qartë” se Rusia qëndron pas sulmeve kibernetike kundër SHBA-së.
Në fundjavën e kaluar, Departamentet e Thesarit, Tregtisë dhe të Sigurisë së Brendshme si dhe disa institucione të tjera qeveritare u përballën me sulme kibernetike, ndërkohë që u pretendua se pas këtyre sulmeve qëndron qeveria ruse.
Top Channel