Një marinar i njohur si Choi, u raportua te autoritetet koreano-veriore nga koleg i zemëruar i ekuipazhit, i cili e kishte parë prej disa vitesh duke dëgjuar stacione të huaja të ndaluara, gjatë kohës që lundronte në det.
Tashmë kapiteni i peshkarexhës raportohet se është denuar me vdekje dhe ekzekutuar për dëgjimin e stacioneve të huaja.
Marinarit iu dha dënimi me vdekje pasi besohet se prej 15 vjetësh ai dëgjonte stacionet e ndaluara.
Burri në të 40-at ishte ekzekutuar me skuadër pushkatimi para peshkatarëve të tjerë, pwr t’u bere shembull, raportonte britanikja Mail Online.
Pronari i disa barkave të peshkimit kishte dëgjuar stacione radioje si Radio Azia e Lirë (RFA) dhe të tjera rrjete të ndaluara pro-perendimore.
Korea e veriut raportohet se merr çdo masë ekstreme për të ndaluar që qytetarët e saj të marrin informacion nga jashtë, por ata nuk mund të ndalojnë peshkatarët të dëgjojnë radiot e huaja gjatë kohës në lundrim.
I ekzekutuari Choi raportohet se kishte nisur të dëgjonte radiot e huaja që kur punonte si operator radio për ushtrinë e vendit.
Ai e kishte vazhduar zakonin e tij dhe me flotën e peshkimit, para se të spiunohej nga një prej punonjësve.
Burimi i paemëruar, kishte thënë Mail Online: “Në mesin e tetorit një kapiten peshkimi në Chongjin u ekzekutua sepse dëgjonte prej kohësh radion e huaj. Ata e vranë atë publikisht para dhjetra peshkatarëve të tjerë dhe drejtuesve të fabrikës së përpunimit të peshkut”.
Radio Azia e Lirë, e financuar nga shteti i SHBA, transmeton gjashtë orë programacion të përditshëm në Korenë e Veriut.
Top Channel