Foto/ Aksidenti i parë i vitit 2026, këta janë tre të rinjtë që humbën jetën nga përplasja e dy makinave në aksin Gjirokastër-Tepelenë
Delvinë- Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë ndeshjes së Futbollit, Delvina-Alpetrol të zhvilluar sot në orën 13:30, në stadiumin “Panajot Pano”.
Sipas policisë një person me inicialet A.H ka goditur me gurë, në drejtim të njërit prej asistentëve të arbitrit.
Si pasojë E. P, është dëmtuar në kokë dhe është transportuar në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Gjatë ndeshjes së Futbollit, Delvina-Alpetrol të zhvilluar sot në orën 13:30, në stadiumin “Panajot Pano”, Delvinë, një shtetas i ndodhur jashtë stadiumit, ka goditur me gurë, në drejtim të njërit prej asistentëve të arbitrit.
Si pasojë shtetasi E. P, është dëmtuar në kokë dhe është transportuar në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes, shtetasin A. H, cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Policia ka rrethuar zonën dhe vijon krehja për kapjen e autorit.
Top Channel