Video/ Pamje spektakolare nga vullkani në Hawaii, lava ngrihet deri në 480 metra në ajër
Një grua në Connecticut të SHBA është arrestuar me disa akuza për mizori ndaj kafshëve, pasi në një kontroll në shtëpinë e saj “të pabanueshme” në tetor, policia gjeti dhjetra kafshë të keqtrajtuara, duke përfshirë tre të vdekura dhe një qen në grahmat e fundit të jetës.
59 vjeçarja Donna Scirocco u arrestua pas raportimeve të shumta për keqtrajtim të kafshëve dhe hetimeve të degës së kontrollit të kafshëve shtëpiake në Hamden.
Oficerët thanë se sapo hynë në shtëpinë e saj “u mirëpritën” nga dy minj të mëdhenj.
Më tej në raportin e tyre thuhej: “Pas kontrolleve të imtësishme, oficerët sekuestruan 26 mace, gjashtë qen, dy ketra në kafaze dhe një buf. Oficerët sekuestruan gjithashtu tre kafshë të vdekura, dy mace dhe një marmotë”.
Kafshët e marra nga banesa e pabanueshme u transportuan në spitalin veterinar të Mount Carmel, North Haven dhe atë Ridgehill.
Autoritetet thanë se kafshët morën trajtimin e duhur së bashku me vaksinimet përkatëse. Nekropsitë u kryen për kafshët e vdekura, shtuan autoritetet.
Top Channel