Ledri Vula dhe Sara Hoxha

Reperi Ledri Vula dhe partnerja e tij, Sara Hoxha, janë bërë të hënë prindër për herë të parë me një vajzë.

Ata sollën në jetë një vajzë, të cilën vendosën ta pagëzojnë me emrin Poem Blu, një emër i padëgjuar më parë. Mes shumë urimeve kuriozitet të madh te fansat zgjoi edhe domethënia e emrit të veçantë të vajzës.

Me “Poem”, çifti i referohen poemës me elemente lirike dhe epike, e që përshtatet me Ledrin si reper, i cili i shkruan vetë tekstet e këngëve të tij.

Një kuptim tjetër i “Poem” është një gur i çmuar. Ndërkohë me “blu”, dyshja nuk i referohen ngjyrës por kuptimit që kjo fjalë ka në anglisht, e që i bie “dhuratë nga Zoti”.

FOTO GALERI
12/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA