Pas gati një jave pushim dhe frymëmarrje, futbolli shqiptar rikthehet në fushë në këtë fundjavë për sprintin final të këtij viti.
Mes ndeshjeve interesante do të jetë përballja e kryesueseve të Vllaznisë me Lacin i cili tashmë me trajnerin e ri Shpëtim Duro do të pretendojë diçka më tepër. Gjithësesi Bërdaric, qe është njeriu i momentit sëbashku me ekipin e tij, ka t[ vetmin synim, fitoren.
Romas Bërdaric: Skuadra e Lacit është një e kip i fortë, por ne do të shohim se si do të shkojë ndeshja dhe si do t’i përshtatemi pasi edhe fusha atje është e vogël. Nuk duhet të harrojmë se të gjithë kanë krijuar respekt për lojën që ne bëjmë dhe pavarësisht gjithçkaje ne shkojmë atje për të fituar. Vërtet ata kanë ndryshuar trajner tashmë dhe do të luajnë ndryshe por ne do të synojmë vetëm fitoren.
Ndërkohë kampionia në fuqi e Tiranës do të udhëtojë drejt Korçës ku e presin vendasit e Skëndërbeut, një ekip që në letër duket më i lehtë, por për trajnerin Dede gjerat janë ndryshe.
Ndërkohë në këtë javë të nëntë do të luajnë edhe Partizani-Bylis, Kastrioti-Kukësi dhe Apollonia Tetuta. Të gjitha këto ndeshje do të keni mu8ndësinë t’i ndiqni drejtpërdrejë dhe ekskluzivisht në Digitalb.
Top Channel