Sulmi në Nigeri/ Rikthehen në shtëpi qindra nxënës të marrë peng (fotot)

18/12/2020 19:50
Disa prej tyre mbanin ende uniformat e shkollës, ndërsa të tjerë mbështilleshin me batanije.

Më shumë se 300 djem shkolle janë bashkuar sot me familjet e tyre, një javë pasi u morën peng nga shkolla e tyre në veriperëndim të Nigerisë.

Djemtë erdhën me autobuzë në kryeqytetin e krahinës Katsina, ku u pritën nga presidenti i vendit Muhammadu Buhari.

Me pamje të lodhur e të vrazhdë, disa prej tyre mbanin ende uniformat e shkollës, ndërsa të tjerë mbështilleshin me batanije.

Grupi islamist Boko Haram kishte marrë përgjegjësinë për pengmarrjen e rëndë, por autoritetet thanë sot se fëmijët ishin marrë peng nga banditë vendas.

Kjo sepse zona e ngjarjes ishte jashtë hapësirës ku ata veprojnë normalisht.

Guvernatori Aminu Bello Masari, tha se 344 djem ishin liruar, ndërsa të tjerë mbeteshin të humbur.

Ata u morë peng më 11 dhjetor gjatë sulmit në shkollën e tyre në Kankara.

Të shoqëruar nga policia e armatosur, djemtë ecin në një rresht, duke zbritur nga autobuzët, për të takuar presidentin Buhari dhe guvernatorin. Më vonë ata do të kryenin kontrollet mjekësore.

Prindërit ishin të lumturuar të bashkoheshin me fëmijët e tyre. “Nuk e besoja atë që po dëgjoja derisa fqinjët më thanë se është e vërtetë”, tha një nënë për agjencinë Reuters.

“Jam shumë e emocionuar,” tha një nënë që po priste me prindër te të tjerë, kur pa djalin e saj 15 vjeçar.

Një nga djemtë tha për një stacion vendas se ihsin ushqyer me bukë dhe cassava gjatë pengmarrjes, dhe se kishin pasur ftohtë.

Qeveria insiston se nuk ka paguar shpërblesë për lirimin, por zhvillimi erdhi pas negocjatave me pengmarrësit.

Guvernatori i Zamfara, Bello Matawalle, tha se tre raunde negocjatash ishin kryer për të siguruar lirimin.

Matawalle tha për BBC në gjuhën vendase Hausa se në negocjata pengmarrësit kishin ngritur disa shqetësime. “Mes ankesave të tyre ishin vrasja e bagëtive dhe presioni nga grupe militantësh civilë ndaj grupit me te madh etnik te vendit Fulani”.

FOTO GALERI
7/8
Abdulhadi i shpetoi pengmarrjes por kerkon vellane e tij Mustafa

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA