Sony ka tërhequr lojën Cyberpunk 2077 nga PlayStation Store dhe do të kthejë pas paratë për të gjithë ata që e kanë blerë.
Lojtarët u ankuan se loja ishte e mbushur me viruse dhe probleme. Kompania po ashtu ka premtuar se do të bëjë disa ndërhyrje për të përmirësuar lojën. Është e paqartë se kur Sony Interactive Entertainment planifikon ta kthejë lojën në PlasyStation Store.
“Ne”, thotë kompania, “punojmë për të garantuar një nivel të lartë kënaqësie të klientëve ndaj do të fillojmë rifinancimin e të gjithë atyre që e kanë blerë Cyberpunk 2077 përmes PlayStation Store”.
Në këtë lojë, lojtarët luajnë në një botë kriminale ku ata mund të paguajnë për të përmirësuar veten me teknologji. Loja u paralajmërua fillimisht në 2012, por më pas, u ri propozua në 2018 dhe më pas doli në treg me shumë bujë duke u reklamuar madje edhe nga Keanu Reeves në qershor 2019. Por problemet nisën të shfaqeshin, kryesisht në konsolat më të vjetra si PS4 dhe Xbox One.
Top Channel