Fëmijët u dërguan sot në shtëpi nga shkollat e një prej qyteteve më të ftohta të botës prej temperaturave minus 40C, por të vegjëlit nuk donin t’ia dinin dhe dolën jashtë për të luajtur.
Një video e publikuar e nxënësve në rajonin rus të Yakutsk, u bë virale ne internet, me një prej komentuesve që thoshte: “Ndoshta edukatorët kanë futur anti-frizë në qumështin e tyre”.
Një tjetër shkruante: “Duhet guxim të mbijetosh në këtë klimë. Por vetëm rusët ndoshta e bëjnë”.
Në lokalitet shkollat mbyllen kur temperaturat arrijnë në minus minus 42C deri minus 50C, në varësi të ftohtësisë dhe moshës së fëmijëve.
Kafshët gjithashtu në Yakutsk nuk dukej se po i shijonin temperaturat e ulëta.
Një video tregonte qentë dhe macet e rrugës, shumë prej të cilave janë grumbulluar për vaksinim, që mblidheshin të trembur nga i ftohti, duke u përpjekur të qëndronin ngrohtë.
Top Channel