Kryeministri Edi Rama, teksa prezantonte ministrin e ri të Brendshëm, Bledi Çuçi i cili zëvendëson Sandër Lleshajn, është ndalur tek protesta e organizuar për vrasjen e Klodian Rashës.
Sipas Ramës këto protesta të dhunshme duhet të çojnë në reflektim por edhe të analizohet ajo që ndodh për herë të parë në historinë e kombit tonë, minorenët në protesta.
“Sigurisht që ky moment dhe ky takim i sotëm ndodhi si rezultat i një ngjarjeje. Unë dua ta nis me fundin, jo me zanafillën për të shkuar më pas edhe të zanafilla. Kur them fundin kam parasysh shpërthimin e një proteste goxha të veçantë në llojin e vet, e cila duhet të na bëjë të gjithëve të reflektojmë përtej faktit fatkeq që përfshirje për herë të parë të historinë si komb e minorenëve , e fëmijëve, për të luftuar brenda vetes, për qëllime të caktuara. Një fat tejet fatkeq por sidoqoftë domethënëse, jo vetëm për të kuptuar natyrën e agresionit ndaj policisë së shtetit, një agresion i frymëzuar, i nxitur, i organizuar, sistematik për vite por edhe përtej saj. Për të kuptuar se çfarë ne, e gjithë qeveria dhe shoqëria duhet të bëjmë që kurrë të mos përsëritet një shfaqje e tillë ekstreme, e denjë kur fëmijët janë mish për top për organizata ekstremiste dhe terroriste që nuk ndalen në përdorimin e mjeteve ekstreme”, tha Rama.
Top Channel