Gjermania pa kondicioner, spitalet në alarm nga vala e të nxehtit/ Ekspertët: Shumë nuk janë të përgatitura për temperaturat ekstreme
Ushtria izraelite ka shkatërruar një tunel të gjatë nëntokësor të Hezbollahut në jug të Libanit, në një operacion që vjen vetëm dy ditë pas nënshkrimit në Uashington të një marrëveshjeje kornizë mes Izraelit dhe Libanit për uljen e tensioneve.
Lajmi u konfirmua përmes një deklarate të përbashkët të kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe ministrit të Mbrojtjes, Yisrael Katz.
Sipas autoriteteve izraelite, tuneli ishte mbi 200 metra i gjatë dhe më shumë se 25 metra i thellë. Brenda tij ndodheshin qindra armë dhe silose lëshimi raketash të drejtuara kundër Izraelit.
“Ky tunel përmbante qindra armë dhe silose lëshimi të drejtuara kundër shtetit të Izraelit dhe qytetarëve të tij”, thuhet në deklaratë.
Në një njoftim të veçantë, ushtria izraelite bëri të ditur se në tunel ishin identifikuar katër pozicione për lëshimin e raketave.
The IDF destroyed a massive, 200m-long Hezbollah "drone fortress" 25m under Majdal Zoun, Lebanon. Built with Iranian expertise, it held dozens of drones, warheads, and 4 launch shafts aimed at Israel. The blast shook northern Israel. pic.twitter.com/KxsUnHLpiM
— Israel Military Channel (@IsraelMilitaryC) June 28, 2026
Autoritetet izraelite thanë gjithashtu se Shtetet e Bashkuara dhe i dërguari amerikan në Liban ishin informuar paraprakisht për operacionin e shkatërrimit të kësaj infrastrukture ushtarake.
Ndërkohë, një gazetar i AFP-së në qytetin bregdetar të Tyre-it, rreth 10 kilometra nga zona e shpërthimit pranë fshatit Majdal Zoun, raportoi se pa tym të dendur që ngrihej nga vendi i operacionit.
Sipas tij, banorët e disa komuniteteve në jug të Tyre-it u larguan nga shtëpitë pasi mediat libaneze njoftuan se ushtria izraelite po përgatitej të hidhte në erë infrastrukturë të Hezbollahut në atë zonë.
Operacioni zhvillohet në një moment delikat, pasi vetëm dy ditë më parë qeveritë e Izraelit dhe Libanit nënshkruan në Uashington një marrëveshje kornizë, të negociuar me ndërmjetësimin e SHBA-së, që synon krijimin e kushteve për rivendosjen e paqes mes dy vendeve pas dekadash armiqësie.
Marrëveshja parashikon që Izraeli të tërheqë trupat nga territoret e pushtuara në Liban, ndërsa autoritetet libaneze duhet fillimisht të çarmatosin Hezbollahun dhe t’i kalojnë ushtrisë kontrollin e zonave të përcaktuara si “zona pilot”.
Megjithatë, Hezbollahu e ka refuzuar publikisht marrëveshjen, duke lënë të paqartë zbatimin e saj dhe duke shtuar pasigurinë për situatën e sigurisë në kufirin mes dy vendeve.
Top Channel